Navigation

CEREMONIA E HAPJES (KICK OFF)

Kjo ngjarje promovuese është dizajnuar si mundësi për ti njoftuar të gjithë të interesuarit me konceptin e Çmimeve për ndryshimet sociale dhe atij të biznesit social. Në këtë ngjarje, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë për t’u njohur më shumë me programin dhe procesin e tij, si dhe me disa nga shembujt e bizneseve sociale.

Këtë vit, ngjarja Kick Off do të organizohet në 3 qytete - Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.


PUNËTORITË


Gjernerimi i ideve a.k.a Idea Generation

Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të njoftohen me konceptin, kuptimin dhe terminologjinë e biznesit social.. Pas kësaj do të përfshihen në procesin e gjetjes apo thellimit së idesë për të filluar biznesin social.

Modelimi i Biznesit a.k.a Business Modeling

Gjatë pjesës së parë të punëtorisë, pjesëmarrësit do të njoftohen me llojet e ndryshme të modeleve inovative të biznesit që mund të aplikohen në biznesin social. Në pjesën e dytë të punëtorisë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zbatojnë atë që kanë mësuar, duke plotësuar modelin e biznesit Canvas.

Planifikimi i biznesit a.k.a Business Planning

Në punëtorinë “Business Planning” do të zhvillohet një plan konkret i biznesit, pasi pjesëmarrësit të jenë njohur me teoritë e planifikimit të biznesit.

Takimi me Jurinë a.k.a Meet the Jury

Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me sipërmarrësit social dhe anëtarët e jurisë, të cilët do të japin mendimet e tyre profesionale lidhur me idetë e paraqitura në konkurs.


SË SHPEJTI MË SHUMË INFORMATA!

Almost there

You need to register in order to submit your bulletin & vote.

× close