Navigation

Konkursi

Korniza kohore

Para hapjes së konkursit mbahet një numër i punëtorive në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë. Në këto punëtori, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të njihen më shumë me biznesin social dhe të provojnë faza të ndryshme të zhvillimit të idesë. Pjesëmarrja në punëtori nuk është një parakusht për aplikim, por gjithsesi pjesëmarrja mund të ju ndihmojë që më mirë t’i përgjigjeni kërkesave të konkursit.

Çmimi për ndryshimet sociale (SIA) Kosovë do të japë 3 çmime. Secili nga çmimet përbëhet nga: 1.500 euro të kapitalit fillestar, hapësira për punë dhe programi i mentorimit, Paratë do të transferohen në këste, sipas plotësimitit të qëllimeve të parapara. Së shpejti më shumë informata!

Kushtet për aplikim

Aplikuesit për Çmimin për ndryshimet sociale (SIA) 2017 duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Individët: Çdo student apo studente, nga cilido universitet në Kosovë (shtetëror dhe privat) ka të drejtë të aplikojë me idenë e tij apo saj, për projekt apo biznes, i cili zgjidh ndonjë problem shoqëror apo mjedisor. Nga aplikuesit do të kërkohet të dorëzojnë një vërtetim të studimeve, jo më të vjetër se 6 muaj.
  • Ekipet: Për aplikacionet e ekipit është e nevojshme që së paku 50% të anëtarëve të jenë studentë. Nga aplikuesit të cilët janë studentë do të kërkohet të dorëzojnë vërtetimin e studimeve, jo më të vjetër se 6 muaj. Me rastin e aplikimit si ekip, një person duhet të caktohet si bartës i aplikacionit.
  • Në përzgjedhjen për çmim do të konsiderohen aplikacionet e bëra përmes faqes sonë të internetit. Aplikacionet e paraqitura para ose pas afatit të caktuar për aplikim, nuk do të shqyrtohen.
  • Fituesit e Çmimit për ndryshimet sociale (SIA) 2017 janë të detyruar që intensivisht të zhvillojnë idenë e tyre, të marrin pjesë në programin e mentorimit dhe të raportojnë ekipin e Çmimit për ndryshimet sociale rreth përparimit të zhvillimit të idesë. Gjithashtu, janë të obliguar që të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare disa ditore e cila do të mbahet në vjeshtë.

Përmbajtja e aplikacionit

Aplikacioni për Çmim për ndryshimet sociale (SIA) 2017 duhet të përmbajë elementët në vijim në gjuhën shqipe apo angleze:

  1. Formulari i aplikimit
  2. Prezantimi i projektit
  3. Plani i biznesit

1— Formulari i aplikimit

Formulari për aplikim për Çmim për ndryshimet sociale (SIA) 2017 do të postohet në faqen e internetit të programit.

2— Prezantimi i projektit

Prezantimi i projektit është pjesa që dërgohet në formë të lirë dhe ka për qëllim të përshkruaj dhe të paraqesë idenë me të cilën aplikohet. Mund të përmbajë tekst, koncepte, imazhe, video, prezantime dhe çdo gjë tjetër që ju mendoni që është epërshtatshme. Gjithashtu mund të jetë një kombinim i të gjitha këtyre gjërave.

Ky prezantim do të jetë një bazë për vlerësimin e ideve tuaja dhe prandaj duhet të keni parasysh që të jetë mjaft i qartë dhe i kuptueshëm për personin i cili do ta shqyrtojë, me qëllim që të kuptoj se cilin problem shoqëror doni ta zgjidhni dhe si planifikoni ta bëni atë. Për një prezantim gjithëpërfshirës është më mirë të fillohet nga supozimi se ai i cili do ta shqyrtojë nuk ka kurrfarë njohuri mbi temën tuaj. Keni parasysh se koha për shqyrtimin e aplikacioneve individuale është e kufizuar.

3— Plani i biznesit

Aplikacioni i vlefshëm duhet të përmbajë një plan biznesi për idenë tuaj.

Për të aplikuar për Çmimin për ndryshimet sociale (SIA) 2017, ju duhet të dërgoni të gjitha dokumentet e nevojshme përmes faqes sonë të internetit.

Keni parasysh se madhësia e përgjithshme e të gjitha dosjeve nuk duhet të kalojë 6MB.

Procesi i vlerësimit të ideve

Përzgjedhja e ideve fituese të Çmimit për ndryshimet sociale  (SIA) 2017 zhvillohet në tri faza:

Shqyrtimi i aplikacioneve

Në fazën e parë, ekipi i Çmimit për ndryshimet sociale (SIA) 2017 bën shqyrtimin e aplikacionit dhe listën e shkurtë të ideve që kalojnë në raundin e dytë.

Intervistat

Ekipet dhe aplikuesit individualë, idetë e të cilëve do të hynë në raundin e dytë do të ftohen për intervistë. Qëllimi i intervistës është që t’i njoftojmë më mirë ekipet dhe idetë e tyre si dhe të sigurohemi se janë në dijeni për të gjitha detyrimet dhe pritshmëritë që vijnë me çmimin.

Votiminga juria

Nakon intervjua, grupa finalista će biti izabrana i ekspertski žiri će napraviti rang listu ideja po kriterijima koji su izlistani u nastavku teksta. Dva najbolje rangirana projekta dobiće nagradu.

Odluke se donose na sastanku koji nije otvoren za javnost i nisu podložne promjenama i žalbama.

Votiminga juria

Pas intervistës do të përzgjidhet grupi i finalistëve dhe juria do të krijojë një listë të ideve sipas kritereve të shënuara në vazhdim. Dy projektet të cilësuara si më të mirë do të marrin çmimin.

Vendimet merren në një takim që nuk është i hapur për publikun dhe nuk i nënshtrohen ndryshimeve dhe ankesave.
Votimi i komunitetit (votimi online)

I fundit nga tre çmimet do të ndahet në bazë të votimit online. Idetë që do të hyjnë në finale do të paraqiten në formë të një video të shkurtër në faqen tonë të internetit dhe kanalin youtube, dhe gjatë një periudhe të caktuar kohore, vizitorët e faqes sonë do të mund të votojnë për idetë që u pëlqejnë më shumë. Idea që merr më shumë vota fiton çmimin.

Inkurajoheni që të ftoni familjen, miqtë, kolegët dhe partnerët e biznesit që të ju mbështesin dhe të votojnë për ju. Në këtë mënyrë ju mund të rritni vetëdijesimin për projektin tuaj dhe projektet tjera që adresojnë disa nga problemet shoqërore dhe mjedisore.

Rregull e procesit është që nuk mund të fitohen dy Çmime për ndryshimet sociale (SIA). Nëse idea fiton përmes votimit të komunitetit si dhe votohet nga juria, atëherë çmimi i jurisë do t’i ndahet ndonjë ideje tjetër.

Keni parasysh që të gjitha ekipet dhe individët që marrin pjesë me idetë e tyre në votimin e komunitetit, si dhe të gjithë ata që i mbështesin, janë të detyruar që të komunikojnë dhe votojnë në mënyrë etike. Kjo përfshinë rregullat në vijim:

  • Nuk lejohet që dikujt t’i ofrohen stimuj të drejtpërdrejtë (material, para apo të tjerë) për të votuar për idenë tuaj;
  • Nuk lejohet të votohet në emër të tjerëve;
  • Nuk lejohet të votohet përmes e-mail adresave të rrejshëm;
  • Nuk lejohet të përdoren programet për automatizimin e procesit të votimit.

Ekipi i Çmimit për ndryshimet sociale (SIA) rezervon të drejtën për të përjashtuar ndonjë ide, nëse ekziston dyshimi se janë ndërmarrë veprimet për të manipuluar procesin e votimit.

Kriteret për vlerësimin e ideve

Këto janë kriteret që do të përdoren nga ekipi për shqyrtim dhe juria. Secili prej këtyre tri kritereve kanë po të njëjtën vlerë.

1— Ndikimi shoqërorë i projektit

1.1. Cila është vlera të cilën e krijon ky projekt për grupin e synuar dhe shoqërinë? Cili është ndikimi të cilin e ka projekti në grupin e tij të synuar dhe shoqërinë?

1.2. Sa janë të rëndësishme objektivat e projektit për shoqërinë? Sa i ndërlikuar është problemi të cilin projekti synon ta zgjidh?

1.3. A mund të transferohet koncepti në tregje tjera ose grupe tjera të synuara pa e humbur efikasitetin dhe efektivitetin? A është në plan që ky projekt të rritet?

2— Sa është inovativ ky projekt?

2.1. A janë përdorur metodat dhe mjetet inovative për të arritur qëllimin? A fokusohet ideja në problemet e reja sociale apo problemet për të cilat tashmë ekzistojnë disa zgjidhje?

2.2. A janë mjetet e shfrytëzuara të përshtatshme për të zgjidhur problemin aktual dhe efekti i tyre a e tejkalon efektin e zgjidhjeve ekzistuese?

3— Si u planifikua projekti?

3.1. A mundet realisht të realizohet idea?

3.2. A janë vendosur qëllimet dhe veprimet e qarta dhe reale? A ka menduar ekipi për një perspektivë afatgjate?

3.3. A ka përfshirë ekipi personat të tjerë, organizata, marketing dhe PR në zbatimin e tij?

3.4. A munden iniciatorët e kësaj ideje të zbatojnë vet idenë dhe të shfrytëzojnë Çmimin për ndryshimet sociale në mënyrë kuptimplote?

3.5. A ka ekipi mjetet për të realizuar idenë apo duhet të planifikojë se si të sigurojë kapitalin?

3.6. A ka ekipi burimet e nevojshme (njohuri, aftësi dhe përvojë) për të zbatuar idenë apo ndonjë plan se si të sigurojë këto burime?

Almost there

You need to register in order to submit your bulletin & vote.

× close