Navigation

RRETH PROGRAMIT SOCIAL IMPACT AWARD

Çmimi për ndryshimin e shoqërisë (SIA) është programi më i madh në Evropë, misioni i të cilit është promovimi i bizneseve sociale në mesin e studenteve. Ky projekt ka tri faza: edukumin, inkubimin dhe çmimin për idetë më të mira.

+ ÇMIMET PËR NDRYSHIMIN E SHOQËRIVE NË EVROPË (2015)

Edukimi: 150 punëtori në 40 qytete, 3.800 pjesëmarrës.

Ngritja e vetëdijes: Mbi 430 aplikacione falë informimit më të madh mbi sipërmarrjen sociale dhe bizneset sociale

Komuniteti: Mbi 29.000 vota për idetë më të mira

Mbështetja: 34 ekipe fituese, mbi 85.000 euro mbështetje financiare

+ KUSH E THEMELOI SOCIAL IMPACT AWARD – ÇMIMIN PËR NDRYSHIMIN E SHOQËRISË ?

Programi Çmimi për ndryshimet sociale (SIA) u themelua në vitin 2009 nga Instituti për sipërmarrje dhe inovacion, i cili ndodhet në kuadër të Fakultetit të Vjenës të biznesit dhe ekonomisë. Ky program u koordinua nga Impact Hub në Vjenë, në bashkëpunim me partnerët lokalë në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci, Çeki, Greqi, Maqedoni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Zvicër dhe Austri.

+ KUSH E ZBATON PROGRAMIM – ÇMIMI PËR NDRYSHIMET SOCIALE (SIA) NË KOSOVË?

Fondacioni për komunikimet e reja Dokukino në bashkëpunim me bankën Erst¬e, .

Çmimi për ndryshimet sociale (SIA) u iniciua sipas idesë së Universitetit për Biznes dhe Ekonomi nga Vjena, me mbështetjen fondacionit Erst¬e dhe Impact HUB në Vjenë.

+ RRETH DOKUKINO

Ne jemi një grup profesionistësh me përvojë, të bashkuar rreth një qëllimi, që është promovimi i vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të nisim dhe mbështesim ndryshimet shoqërore dhe progresin në shoqëri.

Deri tani, Dokukino ka punuar për më shumë se 200 iniciativa për përparimin shoqëror në rajon.

Një nga qëllimet kryesore të Fondacionit Dokukino është rritja e vlerës së Çmimit për ndryshimet sociale në rajonin e Ballkanit. Për të arritur këtë, Dokukino do të punojë për të forcuar kapacitetin e të gjitha anëtarëve të Çmimit për ndryshimet sociale në rajon, sepse besojmë se vetëm së bashku dhe të fokusuar në një qëllim, mund të zhvillojmë strategjinë tre vjeçare me drejtuesit e Çmimit për ndryshimet sociale, si dhe të gjitha pjesët e veçanta të programit dhe në mënyrë direkte e njëkohësisht të zbatojmë këtë program në të dyja vendet.

+ SHEMBUJ TË BIZNESIT SOCIAL

Gratë në Serbi që kanë mbetur pa punë, tani prodhojnë dhe shesin qese të bëra nga billbordet e përdorura.

Një grup i inxhinierëve të rinj nga SHBA prodhojnë pajisjen që i ngjan një thesi gjumi e shërben për t’i ngrohur foshnjat e lindura para kohe, edhe atëherë kur në spitalet dhe klinikat nuk ka energji elektrike.

Almost there

You need to register in order to submit your bulletin & vote.

× close