Navigation

ÇFARË ËSHTË SOCIAL IMPACT AWARD – SIA /ÇMIMI PËR NDRYSHIMIN E SHOQËRISË?

Çmimi për ndryshimin e shoqërisë nuk është vetëm një çmim, por një program arsimor i dizajnuar për studentë dhepër të u ndihmuar atyre që duan të nisin biznesin e tyre social.


ÇKA ËSHTË BIZNESI SOCIAL?

Nobelisti Muhammed Yunus, krijues i konceptit të biznesit social ka dhënë përkufizimin e mëposhtëm:
Biznesi i cili kthen investimin e vet, shpenzimet e veta dhe njëkohësisht krijon fitim, kurse pronarët nuk kanë kurrfarë fitimi nga kjo, vetëm se i kthehen paratë e investuara. Kjo është e tëra. I tërë biznesi i përkushtohet zgjidhjes së problemeve të njerëzve, nuk ka qëllim tjetër. Pra, kjo është ajo që ne e quajmë biznes social – ndërmarrje pa dividendë e cila i zgjidhë problemet e njerëzve.

1.

Zgjidhë problemin e rëndësishëm shoqëror

Ngjashmëri me organizatat jofitimprurëse

2.

Gjeneron fitim

Ngjashmëri me kompanitë fitimprurëse

Shembuj të bizneseve sociale:

Gratë në Serbi që kanë mbetur pa punë, tani prodhojnë dhe shesin qese të bëra nga billbordet e përdorura të cilat i sheshin, fitojnë para dhe mbrojnë ambientin duke recilkuar.

Një grup i inxhinierëve të rinj nga SHBA-të prodhojnë pajisjen që i ngjan një thesi gjumi e shërben për t’i ngrohur foshnjat e lindura para kohe edhe atëherë kur në spitalet dhe klinikat nuk ka energji elektrike.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Të gjithë studentët në Kosovë mund të aplikojnë individualisht. Në rastin e aplikimeve në ekip,përbërja e grupit duhet te jetë 50% studentët.


AFATET KOHORE


Ngjarjet

Prishtinë

Mitrovicë

Prizren

Organizojmë ngjarje për studentët për të promovuar biznesin social dhe shpjeguar se çfarë nënkupton ai

Organizojmë punëtori për studentët me qëllim që ata të nisin biznesin e tyre social


VOTIMI

Pas përfundimit të procesit të aplikimit, juria përzgjedh 7 finalistët të cilët duhet të kalojnë nëpër inkubacim. Pas kësaj, një fitues do të përzgjidhet nga komuniteti përmes votimit online, kurse juria do të votojë për dy fitues të mbetur të çmimit.

Ke ide, por jo edhe mjetet për ta realizuar atë? Dëshiron që përmes punës tënde t’i kontribosh shoqërisë? Apliko për programin e Social Impact Award – Çmimin për ndryshimin e shoqërisë.


Almost there

You need to register in order to submit your bulletin & vote.

× close